Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e veshur me uniformë ushtarake si asnjëherë më parë, mbajti sot një fjalim para forcave të armatosura në Istog.

 

Gjatë fjalës së saj Osmani tha se lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nuk mund ta sfidojë më askush.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTJA E KOSOVËS

 

Për të gjithë ata që duan të sfidojnë paqen e lirinë tonë, t’ua kujtojmë edhe njëherë nga këtu ku jeni rreshtuar në mbrojtje të flamurit dhe vendit tonë, se nuk ka asgjë që arrin ta mundë vullnetin e një populli për të jetuar i lirë dhe i pavarur.

 

Osmani i kujtoi Beogradit zyrtar se dëshira për liri i dha fitoren UCK-së ndaj makinerisë ushtarake serbe.

 

E kemi dëshmuar në vitet 90-ta, kur ushtria jonë çlirimtare, edhe pse e pakët në numër në krahasim me ushtrinë gjenocidale e policinë serbe, kishte vullnetin e shpirtin luftarak shumëfishtë më të madh, sepse ishte në mbrojtje të atdheut. Pikërisht ky shpirt luftarak në mbrojtje të shtëpisë sonë të përbashkët, të Kosovës, rezultoi me lirinë që e gëzojmë sot e të cilën do ta mbrojmë me çdo kusht e çdo moment.

 

Presidentja Osmani nënvizoi më tej se synimi forcave të armatosura është modernizimi, rritja e buxhetit për mbrojtjen si dhe anëtarësimi në NATO.

 

Ajo falënderoi edhe partnerët ndërkombëtarë të cilët kanë mbështetur krijimin dhe modernizimin e ushtrisë së Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *