Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 August 2026
Vizion fokus

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin

“Nga çfarë keni frikë?” Kuba përplaset me SHBA-në për...

Pas 24 orësh luftë me flakët, shuhet zjarri në...

Të paktën pesë të vrarë pas një sulmi rus...

“Shpejt, shpejt jashtë!” Flakët përpijnë banesën, momenti kur familja...

Gojan i Madh/ Flakët dalin jashtë kontrollit, shkrumbohen 3...

Nga Brindisi në Vlorë, tre anijet sjellin mesazhin për...

Sulm me thikë në një shkollë të mesme në...

Tregtia online drejt formalizimit, tatimet: Rreth 2 mijë subjekte...

“El Nino” alarmon botën, meteorologët: Do të përballemi me...

Osmani kërkon mbështetjen ndërkombëtare për ndjekjen e krimeve serbe

27 Dhjetor 09:07

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, për të ndjekur, siç tha, “kryesit e krimeve të luftës dhe të gjenocidit në Kosovë”.

Në mesazhin e fundvitit drejtuar aleatëve, Osmani tha se Kosova nuk mund t’i kapërcejë e vetme sfidat dhe se suksesi i saj varet nga mbështetja e miqve dhe e aleatëve.

“Gjatë gjithë historisë sonë, populli i Kosovës vazhdimisht ka demonstruar një dëshirë të madhe për paqe, stabilitet dhe drejtësi. Ndërsa paqja është arritur, lufta për të vërtetën ende vazhdon. Pas më shumë se dy dekadash, plagët e Kosovës nuk mund të shërohen pa drejtësi”, tha Osmani në video-mesazhin e publikuar në Facebook.

Osmani kujtoi gratë e dhunuara nga forcat serbe gjatë luftës dhe tha se asnjë person i vetëm nuk është ndjekur penalisht për këtë “krim të neveritshëm”.

“Ne ende sot kemi prindër që dëshirojnë të dinë vendndodhjen e mbi 1,600 kosovarëve të zhdukur”.

“Ata jetojnë me shpresën se një ditë do të gjejnë drejtësi. Ata kanë të drejtë të dinë vendndodhjen e më të dashurve të tyre të zhdukur”, tha Osmani.

Si ushtruese e detyrës së presidentit, Osmani tha se “kur historia dhe e vërteta sfidohen”, ajo ndjen përgjegjësi që të sigurojë se për to “flitet me zë të lartë dhe të qartë”.

“Nisur nga kjo, ne kërkojmë mbështetjen tuaj në ndjekjen tonë për drejtësi për krimet e luftës dhe gjenocidin serb, si dhe në kërkimin tonë për përgjegjësi për personat tanë të zhdukur”, tha Osmani.

Ajo po ashtu i falënderoi aleatët ndërkombëtarë për mbështetjen e dhënë për Kosovën gjatë pandemisë së koronavirusit.

Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës, është bërë ushtruese e detyrës së presidentit në fillim të nëntorit, kur Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje për t’u përballur me akuzat për kime lufte, të ngritura nga Prokuroria Speciale në Hagë./Rel

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
krimet serbe Vjosa Osmani

Nga e njëjta kategori

“Shpejt, shpejt jashtë!” Flakët përpijnë banesën, momenti kur familja nxirret me urgjencë (VIDEO)

më shumë...

Gojan i Madh/ Flakët dalin jashtë kontrollit, shkrumbohen 3 banesa, nis evakuimi i banorëve (VIDEO)

më shumë...

Arratiset një i dënuar nga burgu i Reçit, i lë letër familjes: Po largohem, ju dua shumë

më shumë...

Zjarret në Pukë, prefektja e Shkodrës për Vizion Plus: Situata më e qetë, vatra në Gojan të Vogël po luftohet nga ajri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:04

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me...

7:44

“Nga çfarë keni frikë?” Kuba përplaset me...

7:16

Lëkura portokalli dhe limoni, për çfarë shërbejnë...

6:50

Pas 24 orësh luftë me flakët, shuhet...

6:45

Të paktën pesë të vrarë pas një...

6:44

“Po thithin tym e flakë”! Gjura bën...

6:34

Zjarret/ Ministri: Ja ku janë situatat më...

6:20

“Shpejt, shpejt jashtë!” Flakët përpijnë banesën, momenti...

6:08

Librazhd/ Flakët “pushtojnë” Malin e Polisit, digjen...

5:48

“Vish një bluzë!” Klientja nxirret nga zyra...

5:23

Gojan i Madh/ Flakët dalin jashtë kontrollit,...

5:03

Nga Brindisi në Vlorë, tre anijet sjellin...

4:53

Vatra zjarri në Bashkinë e Mirditës, flakët...

4:19

Mungesa e magnezit, shenjat që mund të...

4:06

Makina përplaset me furgonin tek “pushimi i...

3:50

Sulm me thikë në një shkollë të...

3:28

Tregtia online drejt formalizimit, tatimet: Rreth 2...

3:18

“El Nino” alarmon botën, meteorologët: Do të...

2:40

Zelensky ndalon filmin vizatimor “Masha dhe Ariu”...

2:39

Aktivistja turke e arrestuar në Rinas mbetet...

Më të klikuarat

  • Tmerr në Londër! Emigrantët afganë p*rdhunuan një grua nën k...
  • VIDEO/ Tension para Gjykatës së Sarandës, e afërmja e Sokrat...
  • “Sokrat Vata me shokë po ngacmonin një vajzë”, z...
  • Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë
  • Foto ilustruese Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 32-vjeçari, shoferi i...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.