Subscribe

Drejtësia për viktimat është e vetmja mënyrë sipas Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që të ketë paqe mes Prishtinës dhe Beogradit. Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në 22-vjetorin e masakrës në Çikatovë bënë homazhe pranë Kompleksit Memorial. Presidentja e cilësoi si një prej masakrave më të tmerrshme të luftës qe sipas saj tregon qartë qëllimet e Serbisë.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE NE KOSOVE

“Kushdo që mund të ketë dyshime rreth këtij qëllimi, mjafton që të vijë këtu në Çikatovë, pastaj të shkojë në Poklek dhe ta shohë se si serbët nuk kursyen as më të vjetrit e as fëmijët e vegjël, e as shkrimtarët e fëmijëve në Poklek për të treguar kështu që qëllimi i tyre nuk ishte vetëm spastrimi etnik, por ishte qe ta zhdukte popullin shqiptar nga faqja e dheut. Sepse vetëm atëherë ditën kur do të ketë drejtësi për të gjithë të rënët për lirinë tonë, atëherë edhe paqja dhe po ashtu stabiliteti afatgjatë në rajonin tonë do të jetë i mundur.”

 

Ndërsa kryeparlamentari, Glauk Konjufca tha se kriminelët qarkullojnë ende të lirë në Serbi .

 

GLAUK KONJUFCA

KRYETARI I KUVENDIT TË KOSOVËS

 “Çka është më e keqja është për faktin që nuk ka pasur drejtësi për masakrën e Çikatovës. Ende shumë kriminelë që kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në masakrën e Çikatovës, janë të lirë. Janë në Serbi, nuk e përjashtoj që prej tyre ka edhe në Kosovë. Por, kjo është krim i shumëfishtë. Sepse i lëndon familjarët që i kanë dhënë më të dashurit e tyre edhe më shumë. Për shkak se edhe martirët nuk mund të prehën të qetë, as zemrat e familjarëve nuk mund të qetësohen e ata mund të flenë pa ardh drejtësia, pa u dënuar të gjithë kriminelët për mizoritë e kryera.”

 

Qeveria e Albin Kurtit ka përsëritur se nuk do ketë një marrëveshje gjithperfhsirëse mes dy vendeve, nëse Beogradi nuk do të kërkojë falje për gjenocid.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *