Pas vendimit të parlamentit gjerman për ti dhënë dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave të anëtarësimit, janë shtuar pritshmëritë që edhe Franca skeptike të mbajë një qëndrim.

 

Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së veriut, Bujar Osmani e konsideron votën e Bundestagut si një faktor përcaktues edhe për përgjigjen e vendeve të tjera anëtare.

 

 “Franca ende nuk ka vendim final. Pritet Presidenti Macron ditëve në vijim të vendosë së çfarë pozite do të marrë Franca edhe pse qëndrimi i tyre tani është më i zbutur dhe më racional do të thoja ndaj perspektivës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për fillimin e bisedimeve. Është vendim historik. Nëse 2003, Samiti i Selanikut hapi perspektivën për Ballkanin perëndimor, 15 tetori i 2019-ës mund të mbyllë përfundimisht perspektivën e Ballkanit Perëndimor me të gjitha pasojat për dinamikën e proceseve brenda.”

 

Ndërkohë ambasadori i francës në shkup, Kristijan Timonie eshte shprehur se ka se tashmë mundësitë për një përgjigje pozitive për Shkupin janë më të mëdha.

 

“Ne presim dritë jeshile nga presidenti Macron. Si gjithmonë, ne ndajmë shumë me partnerin tonë gjerman për këtë temë. Kemi qëndrim të mirë ndaj Maqedonisë së veriut dhe ndaj të gjitha përpjekjeve që po bëhen në plan rajonal. Ne francezët dhe gjermanët e dimë shumë mirë që duhet edhe shumë punë që reformat të cilat janë në letër të bëhen realitet. Do të bëjmë një ndërthurje të mirë mes realitetit dhe pritshmërive.”

 

Vendimi i Këshillit Europian për Tiranën dhe Shkupin do te merret ne mbledhjen e datës 18 tetor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *