E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Osmani: BE të heqë sanksionet! Presidentja e Kosovës për Vizion Plus: Brukseli të na vlerësojë meritat

Pas pasi u mikprit nga kryeministri Edi Rama në sheshin “Skënderbej”, aty ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politikës të Evropës, Presidentja Vjosa Osmani shprehu zhgënjim për sjelljen që Bashkimit Evropian në raport me Kosovën.

“Ne kemi njdërmarrë reforma më shumë se çdo shtet tjetër në këtë rajon dhe nga ana tjetër, jemi i vetmi shtet që ende nuk e ka statusin e kandidatit dhe jemi nën masa të padrejta dhe të paarsyeshme sepse Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat e BE. Kështu që nëse linjëzimi me politikën e jashtme ka ndonjë rëndësi, atëherë Kosova do të ecte përpara, por për fat të keq më shumë po vlerësohen ata që po drejtyojnë sytë, veshët dhe politikat e tyre nga Moska sesa ne që jemi në përputhje 100% me vizionin e BE”, tha Osmani.

Reklamë

Në një intervistë për “Vizion Plus”, Vjosa Osmani nënvizoi se kërkesa kryesore që ajo do të bëjë gjatë këtij samiti është që kjo qasje e BE ndaj Kosovës të ndryshojë.

“Dialogu me Serbinë nuk është temë që diskutohet këtu, disktuohet në Bruksel ,me ndërmjetësimin e Be. Sa  takon samitit, këtu kemi diskutime me anëtarë të BE dhe shtete të tjera që mbështesin ecjen tonë drejt rrugëtimit euroatlantik dhe anëtërësimit në BE dhe NATO. Kërkesa jonë do të jetë e qartë që të ketë proces të bazuar në merita”, u shpreh Osmani.

Osmani komentoi shkurtimisht edhe ngërçin politik në Kosovë, duke shprehur optimizëm se situata do të marrë zgjidhje së shpejti.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë