Subscribe

Lidhjet e biznesit në kabinat elektrike gjithmonë kanë shkaktuar probleme, duke lënë pa energji shumë konsumatorë familjarë. Për këtë arsye, Kompania e Shpërndarjes ka vendosur që t’i kërkojë Entit Rregullator të Energjisë rregulla strikte si për mirëmbajtjen e kabinave të ndërmarrjeve private, ashtu edhe për cilësinë e lidhjeve të tyre, të cilat nëse dalin difektoze lenë pa energji mesatarisht 13 mijë konsumatorë të zonës. Ari Luarasi, ka shpjeguar për mediat që tashmë OSHEE do të kërkojë tarifa të reja për biznesin që do të hapë një linjë për transmetimin e energjisë duke vënë si kusht cilësinë e kabinave që ndërtohen. Nivelin e tarifave që do të kërkojë OSHEE do ta vendosë në fund bordi i ERE-s, por në formulën që ka propozuar Kompania e Shpërndarjes, niveli i tyre merret referencë me çmimet e tregut dhe në varësi të fuqisë për kilovat orë që do të kërkojë biznesi. Çdo fuqi kilovati e instaluar do të kushtojë 2000 lek për konsumatorët familjarë dhe 2500 për ato privatë. Më shumë se 600 kërkesa shkojë përvit pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë për lidhje të reja. Aplikanti tashmë do të mbulojë vetë shpenzime e punimeve dhe pajisjeve shtesë që duhen për të realizuar lidhjen e re mbi 50 metra nga pika ku shpërndahet energjia, por kjo kosto nuk mund të jetë më e lartë se 300% e të ardhurave për frymë. Në raportin “Doing Bussines”  të Bankës Botërore Shqipëria renditej në vendin e 177-të për aksesin që ka biznesi në rrjetin e energjisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *