E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

OSHEE, tjetër tender për blerje energjie

Vendi po përballet me një thatësirë të pazakontë këtë sezon veror.

 

Ky fakt është shoqëruar me ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa niveli i Fierzës është më i ulti në 5 vitet e fundit, aktualisht 272 metra.

 

Reklamë

Por drejtimi i kompanisë OSHEE nga Haki Mustafa ndërpreu importin e energjisë, gjatë muajit qershor për shkak edhe të vendimit për të mos kryer tendera gjatë periudhës së fushatës. Ky fakt bëri që nevojat të plotësohen me prodhimin vendas, duke ulur ndjeshëm nivelin në Fierzë.

 

Por vetë administratori Haki Mustafa thotë se vonesa erdhi deri në sqarimin e urdhrit për të mos kryer tendera, nga ku blerja e energjisë bënte përjashtim.

 

Në këto kushte, OSHEE nisi të kryejë import të energjisë, me qëllim sigurimin e sasisë për qytetarët, import i cili po bëhet në kushte emergjente dhe për rrjedhojë edhe çmimet janë të pafavorshme.

 

Por duket se blerja e 17 milion euro energji është e pamjaftueshme, ndaj OSHEE ka hapur një tender shtesë për të siguruar sasinë e nevojshme, duke çuar në total  fondin në afro 25 mln euro.

 

Këto para po sigurohen nga të ardhurat e kompanisë së shpërndarjes, ndërkohë që vetë Banka Botërore ka vënë në dispozicion 22 .4 mln euro për KESH-in, me qëllim për t’i përdorur në kushte thatësire. Por kjo kredi e bankës  ka mbetur peng i vendimmarrjes ende të pamundur nga qeveria, pasi burimet thonë se  ministrat teknik nuk firmosin  vendimet e qeverisë. Nëse Këshilli i Ministrave do të funksiononte në normalitet, atëherë paratë e BB do të përdoreshin nga KESH për blerje energjie, pa cenuar investimet në kompaninë OSHEE.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë