Subscribe

Që nga viti i kaluar jemi në një emergjencë energjetike për shkak të çmimeve të shtrenjtuara ndjeshëm të energjisë në bursa, por sistemi i shpërndarjes, OSSH grup ka shpallur një tender për të blerë matësa inteligjentë.

 

Sipas të dhënave të siguruara nga Vizion Plus, tenderi ka një fond prej 8.5 mln euro ose 1 miliard e 48 milion lekë dhe synohet të blihen rreth 3000 matësa intiligjentë. Afati final i pranimit të ofertave është data 12 maj 2022.

 

Të dhënat nga kompania e shpërndarjes thonë se këto matësa do të vëndosen në kabinat e shpërndarjes së energjisë krysisht në zonën e Durrësit dhe Shkodrës. Fokusi është evidentimi i zonave që njihen si kritike në aspektin e humbjeve të rrjet. Aktualisht, beteja e sistemit të shpërnarjes është ulja e nivelit të humbjeve, tregues ky i cili është në nivelin 20 % më i larti në rajon.

 

Gjendja e emergjencës energjitke shoqërohej me pezullim të investimeve nga tre kompanitë e sistemit, përjashtim bënin vetëm rastet e nevojshme.

 

Aktualisht, qeveria këmbëngul se jemi në krizë energjetike dhe se buxheti po shpezon milliona lekë për sigurimin e këtij produkti, madje me çmim të subvencionuar.

 

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, ka instaluar në total vetëm 5700 matës inteligjentë, një pjesë e të cilëve të lidhur me konsumatorët, e disa prej tyre të lidhur me fiderat kryesorë të furnizimit.

 

Qëllimi i Instalimit të këtyre matësve është të ulë shpenzimet për pagat e faturuesve, pasi ai jep të dhënat në kohë reale. Por që ato të ofrojnë sasinë që shpenzohet në kohë reale, duhet të integrohen me një progam të posaçëm.

 

Aktualisht, pajisja e qytetarëve me matësa të tillë po ecën më ritme të ngadalta, ndërsa ankesat e familjarëve për mbifaturime apo keqfaturime janë ende prezente në shumë raste./ Vizion Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *