Subscribe

155 mijë familjarë, të cilët rezultojnë debitorë pranë Kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të mund të përfitojnë ulje të kësteve të tyre mujore. Sa do e madhe që të jetë debia që ata kanë pranë OSHEE-së, bordi i kompanisë ka marrë vendim që shuma që ata paguajnë në muaj nga aktmarrëveshja që kanë të mos jetë më e lartë se 2800 lekë të rinj, në këtë mënyrë fatura korrente që ata paguajnë shkon mesatarisht 6 mijë lek.  Albana Ferraj, drejtore e Arkëtimeve pranë OSHEE-së thotë se për kategoritë në nevojë skemat janë akoma dhe më lehtësuese. Kompania vendosi që të bënte marrëveshje të reja me debitorët edhe pas përfundimit të pajisjes me matësa. Fatura që u vjen abonentëve që kanë ndërruar sahatet në këto muaj do të jetë më e lartë se aforfetë që paguanin më parë. Të gjithë debitorët duhet të shkojnë në zyrat e Kujdesit ndaj Klientit për të ndryshuar kontratën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *