Subscribe

Telashet për Kastriot Ismailajn nuk kanë të sosur. Pas procesit në arbitrazh ku ai humbi përballë shtetit shqiptar, OSHEE ka ngritur një padi ndaj ish-administratorit te kompanisë DIA e cila ishte kontraktuar per te mbledhur borxhet CEZ. Vizon Plus ka siguruar kërkesën qe Operatori i Shpërndarjes ka depozituar ne Gjykatën e Apelit. Sipas avokatit të OSHEE, Romeo Karaj, Ismailaj duhet të dëmshpërblejë me 8 milionë euro qoftë shpenzimet e gjyqit në arbitrazh, qoftë kontratat e falsifikuara me CEZ, me anë të të cilave ai ka përfituar shuma te mëdha. Për këtë padi nuk pati një vendim gjykate, ndërsa avokati mbrojtës i Isamailaj, Vladimir Meçi, theksoi se klienti i tij nuk ka shkelje dhe akuza nuk është e bazuar në ligj. Kastriot Ismailaj nuk ishte i pranishëm ne sallën e gjyqit këtë te mërkure, ndërsa seanca e radhës do të zhvillohet më 23 shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *