Kontrollet e përbashkëta me të Policisë së Shtetit me OSHEE-në kanë evidentuar 17 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

DVP Tiranë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet e Policisë në DVP Tiranë janë arrestuar në flagrancë shtetasit K. I., H. K. dhe janë shpallur në kërkim shtetasit B. K., H. I. dhe J. T.
DVP Shkodër/Nga specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër janë proceduar penalisht shtetasit Gj. U., H. S., Rr. P., Gj. P., Rr. D., N. H., Sh. S. dhe K. L., ndërsa nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe u procedua penalisht shtetasi V. M.
DVP Durrës/Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Plazh u proceduan penalisht shtetasi L. D.
Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan janë proceduar penalisht shtetasit A. K. dhe I. H.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Poliçan u kap shtetasi i shpallur në kërkim G. B.
Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *