51 abonentë janë proceduar penalisht nga OSHEE pasi janë gjetur me shkelje të ndryshme sa I takon energjisë elektrike gjatë kontrolleve të kryera në zonën ë Bushatit dhe Koplikut.

 

 “Në dy javët e fundit, përfshi edhe të dhënat e datës 8 gusht, janë proceduar penalisht 51 abonentë, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike në kundërshtim të plotë me ligjin.Mbi 65% e vjedhjes së energjisë është konstatuar në zonat e Koplikut dhe të Bushatit dhe forma më e përdorur është furnizimi me linja të dyta jashtë matjes, si edhe përmes manipulimit të matësit”.

 

OSHE Shkodër bëri të ditur se cdo ditë kryen mbi 70 kotrolle në terren kundër paligjshmerisë në energjinë elektrike,

 

OSHEE përsërit faktin se askush nuk kallëzohet në polici se është debitor ndaj faturave, por në zbatim të nenit 137 të Kodit Penal ndëshkohen ata persona që vjedhin energjinë elektrike apo dëmtojnë matësin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *