E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 19 minuta më parë
Politikë

OSBE/ODIHR gati për 18 qershorin

OSBE/ODIHR ka vendosur se drejtuesi i misionit të vëzhguesve për zgjedhjet e 18 qershorit do të jetë ambasadori Pityer Tejler. Suedezi Tejler është një njohës i mirë i zgjedhjeve dhe ka ndjekur  shumë procese në vende të ndryshme të botës. Me rastin e hapjes zyrtare të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve, ambasadori Tejler do të mbajë paraditen e së martës një konferencë për shtyp, ku do të paraqesë rolin dhe aktivitetet e ardhshme të misionit. Në funksion të monitorimit të ditës së zgjedhjeve, misioni i OSBE/ODIHR-it do të bashkëpunojë me një delegacion nga asambleja parlamentare e OSBE-së. OSBE/ODIHR i ka kërkuar shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së të dërgojnë 30 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër për zgjedhjet e 18 qershorit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë