E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

OSBE: Zgjedhjet në Kosovë me parregullsi të vogla

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur në mënyrë të organizuar dhe “pa parregullsi apo incidente të mëdha”.

 

Ekipet e OSBE-së kanë ofruar ndihmë teknike për organizimin e zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, të cilat janë të banuara me shumicë serbe.

 

Reklamë

OSBE tha se parregullistë kanë pasur të bëjnë me “mospranimin e kartave serbe të identitetit të disa votuesve dhe me raste të votimit të dyfishtë ose shumëfishtë”, por shtoi se këto çështje janë zgjidhur, – shkruan Europa e Lire.

 

Rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë treguar se koalicioni midis Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet e 11 qershorit

Vazhdo të lexosh

Reklamë