OSBE: Nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet

Prezenca e OSBE në Tiranë ka bërë thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër institucionit të Kryeministrisë.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, prezenca e OSBE në Tiranë ka theksuar se të gjithë nxitësit dhe autorët e dhunës do mbajnë përgjegjësi në lidhje me të gjitha incidentet e shkaktuara.
Sipas OSBE, pershkallezimi i dhunes perben shkelje te parimeve te protestes demokratike dhe paqesore.
“Prezenca e OSBE-së bën thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private. Përshkallëzimi i dhunës së rrugës sot përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore. Nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme. Ne do të vijojmë të mbështetim të gjitha aktet e protestës demokratike dhe paqësore, si pjesë e përkrahjes sonë të palëkundur për demokracinë në Shqipëri.”




