E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

OSBE nuk flet për blerje votash në Dibër

Nje dite para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te shpalle rezultatin përfundimtar per zgjedhjet per Bashkinë e Dibrës, ka reaguar edhe OSBE. Ne deklaratën e kreut ne detyre te OSBE, Robert Wilton, nuk gjen jehone asnje prej shqetësimeve te opozitës per blerje te votave. I vetmi shqetësim qe theksohet nga OSBE është zëvendësimi i komisionereve nje dite para zgjedhjeve. Sipas kreut ne detyre te OSBE është emergjente qe partitë politike te nisin reformimin e kodit elektoral. “Procesi zgjedhor në Dibër është një tjetër tregues i nevojës për një reformë zgjedhore tërësore, e cila do të siguronte, veç të tjerave, depolitizimin e organeve të administrimit të zgjedhjeve, si dhe barazinë gjinore në përfaqësimin politik dhe në komisionet zgjedhore” ve ne dukje OSBE.

Vazhdo të lexosh

Reklamë