Subscribe

 

Në morinë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, fenomeni i shitblerjes së votës, duket se mbizotëron. Në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, pjesë e të cilit ishin edhe grupet e interesit, Ambasadori Borchardt nënvizoi ndëshkimin ligjor të shkaktarëve të këtij fenomeni.

 

“Një nga problematikat që do të diskutohet dhe duhet të diskutohet është shitblerja e votës. Siç rekomandon edhe ODIHR-i, nevojiten përpjekje serioze për të trajtuar çështjen e vazhdueshme të blerjes së votës, si nëpërmjet një fushate për ndërgjegjësimin qytetar, ashtu edhe nëpërmjet ndjekjes penale, me qëllim forcimin e besimit të procesi zgjedhor. Ne po i kushtojmë vëmendje rasteve të shkeljeve zgjedhore të denoncuara në Prokuror dhe presim me vëmendje për më shumë padi dhe vendime gjykate”

 

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka sjellë një risi në diskutimet mbi ndryshimet ligjore. Para vendimmarrjes politike, do zhvillohen takime me grupet e interesit e më pas do kalojnë për vendimmarrje politike.

 

Por mbledhja është shoqëruar me pretendime nga përfaqësues të partive të vogla të opozitës, të cilët kërkuan që takimi të ishte më transparent. Megjithatë, më pas diskutimet teknike vijuan me dyer të mbyllura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *