Subscribe

Kryeministri Edi Rama njëherësh dhe kryetar i radhës i OSBE-së, gjatë mbledhjes online të Konferencës Vjetore të Sigurisë përmendi disa nga sfidat me të cilat po përballen aktualisht shumë shtete në botë, veçanërisht lufta me pandeminë.

Në një moment të tillë, Rama bëri thirrje për një armëpushim global dhe veprim në frymën e solidaritetit.

“Në raport me Covid-19, kriza na ka goditur të gjithëve, na ka kujtuar dobësitë tona pavarësisht  pozicioneve dhe situatave dhe kapaciteteve tona, duhet të reflektojmë për efektet e sigurisë si organizatë. Së dytë për konfliktin që vijon që të marrë jetë të pafajshme dhe që po dëmton sidomos gratë dhe fëmijët, i bëj jehonë thirrjes për një armëpushim global, të tërhiqemi nga armiqësitë, duhet të veprojmë në frymën e solidaritetit. Mbi të gjitha jemi qenie njerëzore”, tha kryeministri Rama.

Rama theksoi se lufta për tejkalimin e krizës, ka nevojë për vullnet për të pranuar realitetin dhe bashkëpunim për  ndërtimin e stabilitet.

“Kemi pasur disa arritje të përbashkëta. Por nuk është se gjithçka shkon mirë në OSBE. Bashkëpunimi ynë po dështon për shkak të mungesës së besimit dhe besimi mungon për shkak të shpërfilljes së qartë të angazhimeve tona dhe kjo po pret themelet. Shoh mungesë vullneti për të pranuar përgjegjësitë për situatën apo imagjinatës për të sjellë ndryshim. Në të kundërt për fat të keq, po vijon një kulturë, ku shpesh herë kritikojmë aksionet e njëri tjetrit. Le të mos ndajmë thjeshtë këndvështrimet tona, le të jemi më kurajozë, je të propozojmë dhe diskutojmë hapur si mund të punojmë për përmirësimin e gjërave dhe të ndërtojmë më shumë stabilitet.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen online të Konferencës Vjetore të Sigurisë, Rama foli edhe për konfliktin në Ukrainë dhe zona të tjera, terrorizmin dhe kontrollin e armëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *