E enjte, 1 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

OSBE: Kandidatët në lista të marrin mandatet, reforma zgjedhore me konsensus

OSBE eshte pozicionuar kunder miratimit te reformes zgjedhore vetem me votat e deputeteve te opozites qe vendosen te hyjne ne parlament.

Ambasadori i OSBE Bernd Borchardt ka vene ne dukje se pavarësisht faktit qe per ndryshimin e ligjit elektoral mjaftojne 84 vota, politikisht nje reforme e tille ka nevoje per konsensus te gjere.

Reklamë

 

BERND BORCHARDT

KRYETAR I PREZENCES SE OSBE

Do të ishte e ligjshme që të votohej, por a do të ishte një vendim politik i mençur? Reformat tuaja zgjedhore janë votuar gjithmonë me shumicë shumë të gjerë dhe ne rekomandojmë fuqimisht për dialog lidhur me reformën zgjedhore.

 

Ne nje kohe qe 6 deputete te rinj presin te betohen ne parlament, ambasadori bochard e ka vlerësuar normal te kete proces.

 

Ky është një proces absolutisht normal. Sipas Kushtetutës suaj, deputeti nuk lidhet me asnjë mandat detyrues. Anëtarët e parlamentit janë, si në demokraci të tjera, të lirë. Ata u  përgjigjen zgjedhësve dhe ndërgjegjes së tyre. Më pas, zgjedhësi mund të vendosë për fatin e këtyre deputetëve në zgjedhjet e ardhshme.

 

Kete pozicion te OSBE, ambasadori Borchard e sqaroi pas nenshkrimit te nje memorandumi bashkëpunimi mes prokurorise dhe kqz per procesin e dekriminalizimit ne prag te zgjedhjeve lokale te 30 qershorit.

 

KLEMENT ZGURI

KRYETAR I KQZ

Proceset politike në vend nuk varen as nga KQZ dhe as nga Prokuroria e Përgjithshme. Por zbatimi i ligjit është detyrë e jona dhe duhet të ushtrohet pa kompromis.

 

 

Komisioni qendror i zgjedhjeve se bashku me organin e akuzes ka detyrimin per te verifikuar te gjithe kandidatet per kryetare bashkie si dhe ata qe garojne per këshillat para zgjedhjeve te 30 qershorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë