Subscribe

Per ambasadorin e OSBE-së Bernd Borchardt sekuestrimet e shumta të hashashit në Adriatik, por dhe rrugë të tjera, tregojnë se puna e policisë për goditjen e fenomenit, duhet të vazhdojë. Pas një takimi me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ambasadori deklaroi se vitin e kaluar u shkatërrua një pjesë e konsiderueshme kanabisit por kjo tregon se kriminaliteti vijon të punojë.

 

Berndt Borchardt: Vitin e kaluar pamë shkatërrimin e rreth 2,5 milion bimë kanabis, çka tregon se shumë prej energjisë kriminale mbetet. Unë do të doja të përgëzoj Policinë e Shtetit që identifikoi kaq shumë bimë narkotike. Megjithatë, sekuestrimet e vazhdueshme në Adriatik, në kufirin me Greqinë e vende të tjera, tregojnë se kjo punë duhet të vijojë. Dhe me ministrin Tahiri ne diskutuam dhe mbi mënyrat, mjetet dhe si ne mund të mbështesim forcat policore në këtë punë.Në të njëjtën kohë ne diskutuam shkurt edhe për nevojën për të çuar përpara Reformën Zgjedhore, në mënyrë të veçantë për të ndaluar paratë e pista të futen në sistemin elektoral.

 

Sipas Ministrit te Brendshëm Saimir Tahiri, beteja me kanabisin është e vazhdueshme por këtë vit asaj do t’i jepet fund. Këtu Tahiri nuk la pa përmendur dhe akuzat që i behën punës së policisë.

 

Saimir Tahiri: Sot kundër Policisë ngrihet Saliu që ka 27 vjet në pushtet, në 27 vitet e kaluara ka qenë president dhe kryeministër dhe s’ka bërë gjë kundër kanabisit. Dhe gjithë tufa e tij e ministrave dhe e drejtorëve që i mban te çadra që nuk kanë bërë kurrë asnjë gram punë për të luftuar kanabisin në vend. Pas 2013-s filloi lufta, këtë vit mbaron, të jeni të bindur.

 

Gjatë aktivitetit për policimin në komunitet, Tahiri u ndal dhe tek deklaratat e kreut të antimafias italiane Franko Roberti duke thënë se shifrat kanë qenë gjithnjë aty por e rëndësishme është se policia po i bën ballë këtij fenomenit te kultivimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *