Subscribe

Besimtarët ortodoksë kremtuan mbrëmjen e të shtunës ringjalljen e Krishtit.

Festimit të Pashkës i parapriu mesha tradicionale e mbajtur ne Katedralen e madhe ne kryeqytet.

Mesha u drejtua nga kreu i Kishes Ortodokse shqiptare, Anastas Janullatos.

Kryepeshkopi u shpreh se ngjallja forcon shpresën për të përballuar si fitimtarë çdo energji vdekjeprurëse që hidhëron jetën.

Kleriku i lartë shfrytëzoi meshën për t’I drejtuar një mesazh klasës politike për t’iu larguar arrogancës e për të luftuar më shumë korrupsionin.

Kreu i kishes ortodokse nënvizoi se ringjallja e Krishtit te sherbeje si moment reflektimi per te gjithe.

 

Ngjarja e Ngjalljes së Krishtit ndriçon me dritë jetëprurëse tërë jetën njerëzore. Madje, edhe në kushtet më të vështira, përvoja paskale na jep forcë “që të mos kemi shpresë në veten tonë, po në Perëndinë që ngjall të vdekurit” (2Kor. 1:9). Mendja njerëzore nuk e percepton dot mrekullinë. Por zemra e kupton këtë të vërtetë dhe gufon duke psalur “Krishti u Ngjall!”. Në të njëjtën kohë, Ngjallja na forcon shpresën për të përballuar si fitimtarë çdo energji vdekjeprurëse që hidhëron jetën tonë. Ajo fuqizon shpresën se do të mposhten përfundimisht padrejtësia, smira, korrupsioni, interesat e errëta që zakonisht ecin së bashku me gënjeshtrën tinëzare dhe arrogancën e egër dhe e vrasin paqen, duke e çuar shoqërinë njerëzore në mjerim dhe dekadencë. Veçanërisht, gjatë së Kremtes së tërëndritshme të Pashkës, shpresa përhapet si rreze drite shpëtimtare në të gjitha drejtimet. Ajo ndriçon qenien e besimtarëve, prek në mënyrë mistike edhe ata shpirtra vullnetmirë që ndodhen në dyert e besimit.

Krishti u Ngjall, vëllezërit e mi! Le ta përmbledhim këtë përshëndetje ngjallësore me fjalët e apostullit të kombeve: “Edhe Perëndia i shpresës ju mbushtë me çdo lloj gëzimi dhe paqeje me anë të besimit, që të teproni në shpresë me anë të fuqisë së Shpirtit të Shenjtë” (Rom.16:13). Ose, duke e interpretuar lirisht me fjalët tona këtë varg: Perëndia i shpresës le të mbushë shpirtrat e të gjithëve me gëzim dhe paqe që burojnë nga besimi. Që, me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, të kemi shpresë të pashterur. Jo thjesht pak shpresë, por shpresë që të derdhet dhe të teprojë, që të mund t’ua ofrojmë edhe të tjerëve. Dhe të gjitha këto, do të kryhen jo me anë të aftësive tona, por me praninë dhe hirin e Shpirtit të Shenjtë.

 

Besimtarët ortodoksë dhane urimet e tyre për më shumë paqe, shprese dhe lumturi.

Në përfundim të meshës së shenjtë, besimtarët ortodoksë vijuan ritualin duke marrë dritën nga kasha drejt shtëpivesi simbol të dritës se Krishtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *