E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ortodoksët e Beratit kremtuan Pashkën në katedralen e “Shën Dhimitrit”

Ceremonia e Pashkëve në Berat u kremtua në Katedralen e “Shën Dhimitrit” dhe u drejtua nga Mitropoliti i  Beratit,Vlorës dhe Kaninës,Imzot Ignati.

Ceremonia e shenjtë që zgjati deri në mesnatë u ndoq nga qindra besimtarë ortodoksë të cilët ishin mbledhur brenda dhe jashtë ambjenteve të Katedrales,duke u lutur në një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë,për më shumë paqe dhe jetë më të mirë.

Besimtarët ortodoksë beratas morën pjesë fillimisht në meshën për ringjalljen e Krishtit,që u drejtua nga At Petraq Simsia.

At Petraqi kryesoi lutjen e traditës sipas liturgjisë,me lutje ndaj Zotit,duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste.

Reklamë

Më pas,besimtarët ortodoksë morrën dritë nga drita e zotit,duke ndezur qirinj nga Imzot Ignati,dritë që çdo besimtar ortodoks e përcjell me vete në shtëpinë e tij si shenjë mirësie dhe për të marrë bekimin e Zotit.

Mesnata që shënoi edhe ringjalljes e Krishtit,kulmoi në sheshin qëndror të qytetit,jashtë Katedrales së “Shën Dhimitrit”,ku të gjithë besimtarët ndriçuan qytetin me dritën e zotit,me qirinj në duar.

Besimtarët ortodoksë beratas uruan të gjithë besimtarët ortodoksë në Berat e në të gjithë Shqipërinë për më shumë paqe,begati e mirësi në çdo familje shqiptare.

Urimeve i’u janë bashkuar edhe besimtarë të huaj,tē cilët kishin ardhur në Berat për të festuar Pashkët.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë