Subscribe

Ishte viti 2002, kur kinemaja e vjetër Apollo 11 në Romë do të shndërrohej në një sallë bingoje. Në këtë provincë të kryeqytetit italian, vendasit ishin pakica, ndërsa emigrantët shumica dhe aso kohe ishin pikërisht artistët që jetonin e punon aty që shpëtuan kinemanë e vjetër.

 

Por ashtu sikurse u grupuan, me misionin për të shpëtuar një oaz arti, kjo orkestër shëtit në mbarë botën me një mesazh tjetër: kundër gjuhës së ashpër politike ndaj emigracionit.

 

Mario Tronco: Po ndërtohen mure që pengojnë emigrantët. ka politika që i fortifikojnë këto mure. Ne nuk flasim me gjuhën e politikës, por me gjuhën e shpirtit, e muzikës, gjuhën e humanit. E pikërisht përmes kësaj duam të përçojmë një mesazh për të mos ndërtuar mure. Gjuha politike ka qenë kurdoherë e ashpër, por këto kohë edhe më e ashpër për emigrantët. ne jemi të gjithë emigrantë, në Itali, në Amerikë, e kudo ku shkojmë, përveçse në vendin tonë, por të gjithë jemi artistë dhe kemi qëllime të mira. Nuk janë të gjithë emigrantët të mirë, por nëse ndërtojmë mure, më keq do të bëhet.

 

Me këtë mesazh, 13 artistë kanë mbërritur në Tiranë për të performuar sot në mbrëmje tek Katedralja Ortodokse, atmosferë që ata e përcollën më herët në emisionin “7pa5” në Vizion Plus.

 

“Tani ne jemi rreth 40 artistë nga e gjithë bota, midis tyre kemi edhe një shqiptare, një zë mjaft të bukur që na shoqëron në koncerte, Hersi Matmujën. Në Tiranë kemi ardhur 13 artistë për të sjellë një koncert festiv me nota muzikore që ndërthurren ashtu sikurse edhe elementët muzikorë që i marrim nga repertorë të ndryshëm të kulturave tona”.

 

Orkestra e Piazza Vittorias ka në treg 5 disqe muzikore që përfshijnë muzikën klasike, atë jazz, por edhe materiale pop, rock e raggae. Kjo bandë numëron më shumë se 800 koncerte në të gjithë botën, ndërsa sot perfomojnë falas për publikun kryeqytetas.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *