E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Oriola Marashi, “bashkëpunim” me Dua Lipën

Oriola Marashi, modelja që gjithmonë tërheq vëmendjen e mediave me fotot provokuese që vetë ajo i shpërndan në rrjetet sociale, ka shfaqur disa herë mes postimeve edhe pasionin e saj për muzikën.

 

Të shumta kanë qenë kërkesat e ndjekësve të saj  që modelja të sjellë ndonjë projekt muzikor, por, ajo ende nuk e ka konkretizuar.

 

Pavarësisht kësaj, ajo vijon të publikojë në “InstaStory” momente të shkurtra, teksa shfaqet duke kënduar. Së fundmi, Marashi, teksa lëvizte me makinë, kishte vendosur këngën e këngëtares shqiptare, Dua Lipa, të cilën nuk qëndronte dot pa e kënduar, duke realizuar kështu një “bashkëpunim” me artisten shqiptare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë