Ishte nisur nga Siria, në drejtim të Greqisë, por rrugëtimi i kësaj gomoneje me 60 emigrant të paligjshëm ka marrë fund në detin Egje.

 

Anija “Oriku” e Forcës Detare shqiptare e angazhuar në operacionin e NATO-s në Mesdhe, për parandalimin e fluksit të emigrantëve të paligjshëm ka identifikuar gomonen e nisur nga brigjet e Sirisë drejtë atyre greke.

 

Menjëherë pas konstatimit, ekuipazhi i anijes njoftoi anijen flamurtare FGS Brandenburg, rojet bregdetare turke dhe greke dhe Agjencinë për Ruajtjen e Kufijve të Jashtëm të BE, Frontex.

 

Ishte pikërisht Ekuipazhi i anijes shqiptare “Oriku” që ofroi ndihmë deri në mbërritjen e rojës bregdetare turke, e cila mori në dorëzim gomonen dhe personat në bord.

 

Në përfundim të operacionit, roja bregdetare turke beri te ditur se në bordin e gomones ndodheshin 60 persona, nga të cilët 22 fëmijë, 12 gra dhe 26 burra, pjesa me e madhe nga Siria, por kishte edhe nga vendet e Afrikës.

 

Që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar Anija “Oriku” merr pjesë në operacionin e NATO-s në detin Egje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *