E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Orgest Bilbili, i superkërkuari për disa krime në Lushnje u plagos tek “Xhamlliku”

Identifikohet i plagosuri në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. Mësohet se Orgest Bilibili mbeti i plagosur gjatë një konflikti me armë zjarri në kryeqytet. Ai ishte i shpallur në kërkim dhe njihet ndryshe si i supërkërkuari i Lushnjes.

 

Bilbili është i dyshuar dhe i akuzuar për një sërë vrasjesh dhe ngjarjesh të tjera të rënda në Lushnje. Ai është në konflikt me anëtarët e Bandës së Lushnjes dhe prej kohësh ishte në arrati.

 

Bashkë me Lart Haxhinë, Orgest Bilbili akuzohet për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës në 2017 në Lushnje, ku në atentantin ndaj nipit të Aldo Bares, u vranë shokët e tij.

 

Mësohet se Orgest Bilibili është edhe personi që kërcënoi me armë punonjësin e policit këtë të premte. E plagosur nga ngjarja mbeti edhe një kalimtare.

 

 

Më shumë video