Këtë të mërkurë babai i këngëtares shqiptare feston 70 vjetorin e lindjes.

 

E bija Orgesa ka zgjedhur që në këtë ditë speciale t’i dedikojë babait fjalët më të ëmbla që një vajzë mund t’i shkruajë të atit.

 

“Fjalet jane te shumta per te treguar se sa krenare jam qe jam vajza e tij. Historite e te gjitheve jane te ndryshme, me rritje te veshtira, me probleme nga me te ndryshmet. Njerezit kalojne kaq shume ne jete e megjithate babai im ka arritur ketu fal karakterit te tij te forte, punes dhe ndershmerise se patjetersueshme me te cilen na ka rritur ne femijeve te tij. Me kujtohen gjithnje shprehjet e tij “Mos bej keq qe te gjesh vetem mire”, “Zoti te sheh, Zoti te gjykon”, “Kush zgjohet heret ne mengjes ka dy fate ne dite”. Mbi te gjitha per mua eshte artisti qe me rriti e ushqeu qe ne vegjeli muziken dhe kte pasion kaq te madh qe kam. Gjithe fisi, shoqeria dhe njerezit qe e njohin e dine sa i dashur, sa punetor e se si eshte Nokja artisti nga nje qytet i vogel por qe me punen dhe dedikimin e tij beri qe atij qyteti te vogel te mos i mungoje kurre muzika dhe arti. Ne kete 70 vjetor kaq te realizuar e PLOT sic thua ti ba te uroj qe te bejme vetem qejf bashke me tingujt e firzamonikes se re qe ne te kemi blere”.

 

Përkrah videos së postuar Orgesa shfaqet me babain, duke kënduar këngën “Një shishe në oqean”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *