E premte, 2 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari dhe punonjësi në Divjakë

Policia e Fierit, nëpërmjet Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Chat”, duke goditur një rast të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit në Divjakë.

Operacioni u ndërmor pas administrimit të shpejtë të informacionit policor, që çoi në zbulimin e një lokali të përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit, në fshatin Karavasta e Re.

Reklamë

Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Ç., 51 vjeç, pronari i lokalit, dhe E. Ç., 34 vjeç, punonjës në këtë ambient, i cili rezultonte i pasiguruar.

Gjatë kontrolleve në lokalin e paregjistruar në organet përkatëse, u sekuestruan si prova materiale 7 njësi kompjuterike dhe 3 celularë, të cilët përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të ndaluar.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia e Fierit deklaron se do të vijojë me intensitet kontrollet për të identifikuar dhe ndaluar çdo aktivitet të paligjshëm që dëmton rendin dhe sigurinë publike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë