Kronikë
Organizonin lojëra fati të paligjshme, procedohen tre persona në Korçë

Tre persona janë proceduar penalisht për aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Reklamë
Sipas policisë procedimi penal ka nisur për shtetasit me iniciale A.B, 34 vjeç, E.D, 40 vjeç, të dy banues në Korçë dhe F.H, 24 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq.
Pas kontrolleve të ushtruara tre shtetasve të lartpërmendur në lokalet e tyre u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale respektivisht një kompjuter lap top, një telefon celular i markës “Iphone” dhe një njësi kompjuteri, të cilat dyshohet se përdoreshin nga këta shtetas për vendosjen e basteve sportive.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




