Subscribe

Nënë e bir kanë rënë në pranga e policisë së Tiranës pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale dhe trafik narkotikësh.

Në kuadër të operacionit “Afternoon” u vunë në pranga me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasit Deshira Goseni, 63 vjeçe, dhe Eduard Goseni, 44 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Veronas, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *