Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 August 2026
Vizion fokus

SHBA/ Të shtëna me armë në një restorant në...

Trump: Anulova sulmet ndaj Iranit me kusht që të...

Rrëzohet avioni në Peru, humbin jetën 11 turistë evropianë...

“Siguria e qytetarëve e para”, Lamallari publikon pamje nga...

Influenceri ukrainas interviston kryeministrin e Shqipërisë! Rama flet për...

Dita e 63-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Të shtëna me armë pranë Urës së Milotit, qëllohet...

Shpërthim në një bar në Moskë, tre të vdekur...

U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet i riu...

Rusia intensifikon sulmet, Zelensky: Na duhen raketa

Organizata Trump shpallet fajtore për mashtrime tatimore

7 Dhjetor 17:38

Kompania e pasurive të paluajtshme e ish-presidentit Donald Trump u shpall të martën fajtore për një skemë kriminale 15 vjeçare, që kishte për qëllim mashtrimin e autoriteteve tatimore. Vendimi i gjykatës shton sfidat ligjore me të cilat përballet republikani Trump, ndërsa po vazhdon fushatën e tij për rikandidim në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

 

 

 

Organizata Trump – e cila menaxhon hotele, fusha golfi dhe pasuri të tjera të paluajtshme në mbarë botën – do të dënohet me gjobë. Shuma e saktë do të përcaktohet nga gjykata e shtetit të Nju Jorkut më 13 janar. Kompania thotë se nuk ka bërë ndonjë shkelje. Ish-presidenti Donald Trump nuk është mes të akuzuarve në këtë rast. Megjithëse gjoba nuk pritet të jetë problem për një kompani të përmasave të Organizatës Trump, dënimi mund të vështirësojë aktivitetin e saj, duke larguar huadhënësit dhe partnerët.

 

 

 

Kompania akuzohet se paguante për shpenzime personale si qiratë dhe makinat me qira të drejtuesve kryesorë, duke prëfshirë ish-shefin financiar Allen Weisselberg, por pa i raportuar ato si të ardhura dhe se u paguante atyre përfitime shtesë sikur të ishin kontraktorë të pavarur. “Përfitimet u ndanë për t’i mbajtur udhëheqësit kryesorë të kompanisë të lumtur dhe besnikë”, tha prokurori Joshua Steinglass para jurisë në fjalimin e tij përmbyllës të premten. Organizata Trump përballet edhe me një padi tjetër për mashtrim të ngritur nga Prokurorja e Përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut, Letitia James.Vetë zoti Trump po hetohet nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për mënyrën se si i ka trajtuar dokumentet sekrete të qeverisë, pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 2021 dhe përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në nëntor  të vitit 2020, të cilat i humbi ndaj demokratit Joe Biden.Ish-shefi financiar i kompanisë, 75 vjeçari Weisselberg ishte dëshmitari kryesor i qeverisë në kuadër të një marrëveshjeje të tij me prokurorët për pranimin e fajësisë, gjë që i mundëson atij një dënim me jo më shumë se pesë muaj burg.

 

 

 

 Organizata Trump tha se zoti Weisselberg i ka kryer mashtrimet për të përfituar vetë. Zoti Weisselberg është pezulluar nga puna me pagesë, ndërsa pranoi se ka përfituar mbi 1 milion dollarë pagë dhe përfitime shtesë këtë vit. Zoti Trump shkroi në platformën e tij “Truth Social” më 19 nëntor se familja e tij nuk ka përfituar financiarisht nga veprimet e drejtuesve të kompanisë. Republikani që më 15 nëntor shpalli kandidaturën e tij të tretë për president, e ka quajtur hetimin një “gjueti shtrigash” të motivuar politikisht. Prokurori i qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg dhe paraardhësi i tij që ngriti akzuat, Cyrus Vance janë demokratë. Zoti Weisselberg, i cili pranoi fajësinë për fshehjen e të ardhurave me një vlerë prej 1.76 milionë dollarësh nga autoritetet tatimore, dëshmoi se vetë zoti Trump i ka nënshkruar çeqet për pagesa shtesë gjatë Krishtlindjeve dhe po ashtu ka paguar personalisht qindra mijëra dollarë për shkollën private të nipërve dhe mbesave të tij.

 

 

 

Ai tha gjithshtu se dy djemtë e zotit Trump – të cilët morën përsipër aktivitetet e kompanisë më 2017 kur Donald Trumpi u bë president – i dhanë një rritje page, megjithëse ishin në dijeni për skemën e tij të shmangies së taksave. Organizata Trump u përpoq të arkumentonte se i takonte kontabilistit të jashtëm Donald Bender përgjegjësia që të kapte dhe njoftonte ar mashtrimin e zotit Weisselberg. Kompania e ftoi zotin Bender si dëshmtarin kryesor të saj, por dëshmia e tij duket se ishte e pasuksesshme. Ai deklaroi se besonte se informacioni që i dha zoti Weisselberg ishte i saktë dhe se ai nuk ishte i detyruar të hetonte më tej. VOA/

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
Fajtor Mashtrime trump

Nga e njëjta kategori

SHBA/ Të shtëna me armë në një restorant në Idaho, 3 të vdekur dhe 2 të plagosur (VIDEO)

më shumë...

Rritet sërish çmimi i naftës, qytetarët në Korçë kërkojnë më shumë kontroll mbi tregun

më shumë...

Trump: Anulova sulmet ndaj Iranit me kusht që të arrihet një marrëveshje

më shumë...

Rrëzohet avioni në Peru, humbin jetën 11 turistë evropianë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:44

Plagosja e 20-vjeçarit italian në Tiranë, nis...

10:17

SHBA/ Të shtëna me armë në një...

10:05

Dibër/ Monitorim me dronë dhe kontrolle nga...

9:40

Aksident në Vlorë, shoferi i makinës përplas...

9:33

Rritet sërish çmimi i naftës, qytetarët në...

8:57

Trump: Anulova sulmet ndaj Iranit me kusht...

8:37

Rrëzohet avioni në Peru, humbin jetën 11...

8:30

“Në dashuri shmangni xhelozinë”, parashikimi i yjeve...

8:20

Shqipëria nën “pushtetin” e të nxehtit afrikan,...

10:53

“Siguria e qytetarëve e para”, Lamallari publikon...

10:47

Influenceri ukrainas interviston kryeministrin e Shqipërisë! Rama...

10:13

Dita e 63-të e protestës, qytetarët nisin...

9:57

Të shtëna me armë pranë Urës së...

9:40

Shpërthim në një bar në Moskë, tre...

9:02

U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet...

8:48

Më nervozë dhe të paduruar, çfarë ndodh...

7:50

Rusia intensifikon sulmet, Zelensky: Na duhen raketa

7:02

Emigrantë marokenë me not drejt Ceutës, von...

6:59

Dita e 63-të e protestës, nis grumbullimi...

6:42

Mirlind Daku shënon sërish në Rusi, bomberi...

Më të klikuarat

  • Tragjedi familjare! 47-vjeçari masakron gruan dhe 6 fëmijët...
  • Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë dyshohet
  • Të shtëna me armë pranë Urës së Milotit, qëllohet drejt një...
  • “Njoftim i kuq”, arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, SPAK j...
  • Skadon sot afati për kompensimin e naftës, Shoqatat kërkesë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.