Subscribe

Zbulohet emri i bosit të shtëpive të barit në Spanjë që u arrestua pak ditë më parë nga Europol.

 

Sipas burimeve pranë policisë, ai është Stefan Curri me origjinë nga Puka. Prej vitesh Curri jetonte jashtë vendit, kryesisht në Spanjë dhe Gjermani ku kishte ngritur dhe rrjetin kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

 

I gjithë grupi funksionte në mënyrë hierarkike. Në krye të klanit mafioz qëndronte vet Stefan Curri, e më pas anëtarë të familjes së tij, të cilët kishin

për detyrë sigurimin e magazinave dhe shtëpive ku do kultivohej lënda narkotike e më pas trafikimin drejt vendeve të europës.

 

Në përbërje të rrjetit kishte dhe shtetas spanjollë, sllovakë dhe grekë të cilët zbatonin urdhrat e familjes curri.

 

Trafikantët e kishin ngritur aktivitetin në qytetin e Tarragonas, Barcelonës, Gironës dhe Castellónit. Zona këto nga ku ky rrjet kriminal trafikonte më pas lëndën narkotike drejt destinacioneve të ndryshme

 

Burime pranë grupit hetimor thanë se familja Curri paguante persona nga radhët e sektorit të pasurive të paluajtshme por dhe të energjisë elektrike për sigurimin e ambienteve ku do të ngriheshin shtëpitë e barit me qëllim shmangien e policisë.

 

Ndërkohë prej ditësh po kryehn verifikime nga policia e shtetit në banka të nivelit të dytë sa i takon pasurisë që familja curri ka të regjistruar në territorin shqiptar. po ashtu hetime po kryehen edhe ndaj shqiptasrëve të tjerë të arrestuar që ishin pjesë e këtij rrjeti të trafikut.

 

Materialet pritet që t’i referohen më pas SPAK per veprime të mëtejshme.

 

Gjatë operacionit të koduar “Dobra” që u zhvillua tre ditë më parë u arrestuan 107 persona, mes të cilëve 60 shqiptarë. Grupi u zbërthye pas kapjes së një dergese prej 140 kilogramë marijuane në Berlin në fund të vitit 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *