E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Organet e reja të Kuvendit, Balla: Ndryshim për t’iu përshtatur integrimit. Bardhi: Përjashtuat opozitën

Parlamenti do të zhvillojë të martën dy mbledhje për të miratuar ndryshimet në rregullore dhe për të ngritur organet e reja të Kuvendit.

Axhenda e seancave plenare dhe përbërja e komisioneve të Parlamentit u diskutua në një mbledhje mes kryetarit të Parlamentit Niko Peleshi dhe kryetarëve të grupeve parlamentare, Taulant Balla nga PS, Gazment Bardhi nga PD e Tedi Blushi nga Partia e Lirisë.

Reklamë

Balla, në emër të mazhorancës, argumentoi nevojën për ndryshimin e komisioneve për t’iu përgjigjur kërkesave të procesit të anëtarësimit në BE.

Por opozita kritikoi gjithë procesin e ndjekur nga socialistët për ndryshimin e rregullores.

Reklamë

Në emër të PD, Gazment Bardhi sqaroi se struktura e Kuvendit, së pari, nuk mund të ndryshohet në forume partie, siç ndodhi në Asamblenë e PS; së dyti, për herë të parë pas dy dekadash, opozitës i është marrë drejtimi i Komisionit të Integrimit, duke e lënë pa asnjë rol në një proces që duhet të jetë gjithëpërfshirës.

Më herët, kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje me deputetët socialistë, mbledhje në të cilën u miratuan kryetarët e 7 komisioneve që i takojnë mazhorancës dhe 4 nënkryetarët në komisionet që drejtohen nga PD. Ndërkohë, reformën zgjedhore do ta drejtojë Damian Gjiknuri dhe reformën territoriale Arbjan Mazniku./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë