Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa shfaqet i bindur se në zgjedhjet e ardhshme do të ketë një rotacion politik dhe opozita do të dalë fitimtare.

Në një lidhje direkte me emisionin “7pa5” në Vizion Plus, ai theksoi se qytetarët shqiptarë nuk mund të durojnë më të udhëhiqen nga një Kryeministër që i shërben vetëm një grupi të ngushtë oligarkësh dhe që nuk interesohet për popullin e tij.

Oketa theksoi se Rama i ka orët e numëruara dhe për këtë ai shprehet se bazohet në perceptimin e opinionit publik.

“Kryeministri Edi Rama percepton se ka një lloj favorizimi nga deklarata e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim. Përqasja e kryeministrit është një përqasje e vërtetuar dhe në votimet moniste të 30 qershorit, kërkon një lojë me rregulla të vendosura nga ai. Duhet mirëkuptuar edhe koha që opozita ka nevojë për të marrë vendimet e saj. Rama flet për gjithcka, për politikën e jashmte, të brendshme, ekonimnë, COVID dhe recetat që duhen për aplikimin e situatës.  Qytetarët shqiptarë nuk mund më të durojnë një kryeministër arrogant, që i shërben një grupi të ngushtë. Jam pak shqetësuar se cfarë do të ndodhë me Kodin Zgjedhor. Fatet e qytetarëve shqiptarë varen nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Të jenë të sigurtë e të qetë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët që me këtë kod apo edhe me një kod tjetër, në zgjedhjet e ardhshme do të ketë rotacion politik dhe opozita do të dalë fitimtare me këto zgjedhje. Ajo që do të sigurojë Rama është që duke futur duart në rezultatin e zgjedhjet të ardhshme, synon që të ketë një humbje me rezultat sa më të ngushtë. Do të uroja që të kishim zgjedhje të parakoshme. Nuk e di se sa e mundur do të jetë kjo. Cdo ditë që kalon iafrohemi zgjedhjeve të radhes. Fakti që në të gjithë opinion publik perceptohet që Rama e ka mbushur kupen me kohë dhe do të largohet me padiskutim nga pushteti, kjo do të bëjë që opozita të shtojë intensitetit e puëns së saj. Orët e zoti Rama tashmë kanë mbaruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *