E enjte, 5 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Orët e fundit për formularin e vetëdeklarimit

Kur kane mbetur vetëm 24 orë nga përfundimi i afatit të dorëzimit të formularit të vetëdeklarimit në funksion të zbatimit të ligjit për dekriminalizmin, ka ende nëpunës dhe zyrtarë që i dorëzojnë në sportelet e hapura nga Ministria e Inovacionit. Ministrja Milena Harito thotë se një ditë para përfundimit të afatit të përcaktuar me ligj, kanë mbetur shumë pak nëpunës të cilët ende nuk kanë zbatuar detyrimin ligjor. Ministrja rithekson se nëse dikush nuk dorëzon formularin, atëherë pushohet menjëherë nga puna. Mësohet se gjatë ditës së martë në sportelet e ngritura pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka pasur fluks për dorëzimin e formularit. Burimet bëjnë me dije se kanë depozuar vetëdeklriamin të gjithë ministrat, një pjesë e të cilëve pranë limiteve kohore, deputetët dhe këshilltarët e 61 bashkive në vend.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë