E diel, 20 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 16 minuta më parë
Vendi

Orëndreqësit e fundit, presidenti Begaj takon Nebahetin: E shqetësuar për të ardhmen e zanatit

Zanati fisnik si orëndreqës për fat të keq po shkon drejt fundit, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën.

Presidenti Bajram Begaj ka takuar së fundmi një ndër orëndreqëset e fundit në vend dhe është një grua.

Ajo quhet Nebahet dhe profesionin e orëndreqëses e ushtron në Shijak, në dyqanin 75-vjeçar që i ka trashëguar i ati.

“Takova sot Nebahetin e cila vijon të ushtrojë profesionin e orëndreqëses në Shijak, në dyqanin 75-vjeçar që e trashëgon nga i ati. Ajo është e shqetësuar për të ardhmen e zanatit të saj. Ne duhet t’i orientojmë të rinjtë drejt profesioneve!”, shkruan Presidenti Begaj./vizionplus.tv

Reklamë

https://streamable.com/nbn4o9

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë