E martë, 3 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Orë të vështira për jugun e vendit

Jugu i vendit pritet te përballet me orë kritike, pasi reshjet e dendura të shiut që vazhdojnë në këtë pjesë të vendit mund të rëndojnë situatën nga përmbytjet. Gjendja më e vështirë paraqitet në zonat e banuara në shtratin e lumit Vjose, i cili ka dalë nga shtrati.

 

Forcat e armatosura si dhe Policia e Shtetit kanë shkuar në pjesën e poshtme të pellgut të Vjosës në qarqet Fier e Vlorë, për të bërë të mundur evakuimin sa më të shpejte te banoreve ne këto zona.

 

Reklamë

E njëjta situatë është lajmëruar edhe për daljen e mundshme nga shtrati të lumit Seman.

 

Ndërkohe sa i takon reshjeve të rëna që nga mbrëmja e së enjtes, në Vlorë situata më problematike është paraqitur në zonën e Çoles, ku ka pasur përmbytje si pasojë e bllokimit të kanalizimeve.

 

Edhe Gjirokastra prej te enjtes në mbrëmje ka kaluar një situatë problematike. Të gjitha rrugët kryesore që lidhin qytetin me lagjet e sipërme janë të përmbytura.

 

Në aksin Gjirokastër-Kakavijë njëri kah i rrugës është i bllokuar për shkak të nivelit të lartë të ujit dhe është e pamundur lëvizja e automjeteve të vogla. Përroi i Cullës ka dalë nga shtrati pasi ka çare argjinature dhe banorët kanë apeluar për ndihmë.

 

Reshjet e dendura kane bere qe uji të hyje në brendësi të spitalit të Gjirokastrës.

 

Në Sarande, përveç pezullimit të punës në port sa i takon lëvizjes së trageteve, problematike ka qenë situata në zonën e kanalit të Çukës ku vërshimet e mëdha të ujit kanë përmbytur disa banesa.

Më shumë video

Reklamë