Orë policore në Los Angeles, vijon arrestimi i protestuesve që kundërshtojnë politikat e Trump

Të martën në mbrëmje, policia e Los Angelosit zbatoi me shpejtësi orën policore në qendër të qytetit, e cila u njoftua nga kryebashkiakja Karen Bass.
Policia kreu arrestime menjëherë pasi masat hynë në fuqi, mes protestave kundër politikave të presidentit Donald Trump për dëbimin masiv të emigrantëve.
Anëtarët e Gardës Kombëtare qëndruan në vëzhgim pas mburojave plastike, por nuk u duk se u përfshinë në prangosjen e demonstruesve.
Disa orë më vonë, shumë nga tubuesit u shpërndanë, ndonëse disa përplasje vijuan, por ishin shumë më të vogla se netët e mëparshme.
Zyrtarët thanë se ora policore ishte e nevojshme për të ndaluar vandalizmin dhe plaçkitjet nga protestues nxitës që synonin të shkaktonin trazira, megjithatë disa arrestime u kryen për shkak të shkeljes së fashës së orarit.
Presidenti Trump ka aktivizuar mbi 4.000 trupa të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsa, pavarësisht kundërshtimeve nga udhëheqësit e Los Anxhelosit dhe Kalifornisë.
Në një fjalim publik të martën në mbrëmje guvermnatori Newsom e quajti veprimin e Trump “fillim i një sulmi ndaj demokracisë”.
Ai paralajmëroi qytetarët të mos nxisin dhunë, por i inkurajoji atra të vazhdojne te kundërshtojnë veprimet e presidentit.
Protestat janë përhapur në qytete të tjera të vendit, përfshirë Dallasin dhe Austin në Teksas, Çikago dhe Nju Jork, ku një mijë njerëz u mblodhën dhe policia kreu arrestime të shumta./vizionplus.tv




