E martë, 22 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Orë e orë të tëra për tu futur në Greqi, radhë kilometrike në Kakavijë

Vijojnë radhët kilometrike në doganën e Kakavijës, me qytetarë shqiptarë të cilët presin të hyjnë në shtetin grek.

Për shkak të faktit se kalimi mund të kryhet vetëm, në fashon orare 06:00 deri në 22:00, dhe për më teper duke ditur se nga 16 gushti Greqia kthen karantinën 7 ditore për këdo që futet në vend, edhe shqiptarët q ëjanë rezidente në këtë Greqi po nxitojnë të kthehen pas pushimeve në Shqiperi.

Mirëpo puna e ngadalte në palën greke ka shkaktuar një kaos të vërtete.

Qindra deri në mijëra familje qëndrojnë për orë e oëra të tëra në makinë dhe situate bëhet e vështirë për ata që janë më fëmijë të vegjel dhe të moshuar e duhet që të durojnë temperaturat e larta.

Raportohet se mengjesin e sotëm radha e mjeteve ka qënë mbi 10 km nga Kakavija në brendësi të territorit shqiptarë.

Më shumë video

Reklamë