Forcat ruse vazhdojnë të avancojnë fortë në zemër të Ukrainës. Pas bombardimeve të mëdha në shumë qytete sidomos të Lindjes së Ukrainës, ushtria ruse tanimë ka hyrë edhe në rajonin e Kievit.

 

Aeroporti “Antonov International” në Gostomel”, në veri të Kievit, është tashmë në duart e rusëve.

 

Lajmi u konfirmua nga Ministri i Brendshëm ukrainas pasi në media dhe rrjetet sociale qarkulluan pamje te helikoptereve të ushtrisë ruse teksa sulmonin.

 

Sipas asaj që bëhet e ditur nga autoritetet ukrainase, forcat ruse po avancojnë drejt Kievit nga krahu verior..

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *