E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Showbiz

“Ore ça bëhet kështu?” Kush ia mori vëmendjen Elvana Gjatës në koncert?

Mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania” ka mbajtur koncertin e shumëpritur këngëtarja Elvana Gjata.  “Dekada”   mblodhi në stadium mijëra njerëz, të cilët shijuan të gjitha performancat jo vetëm të Elvanës por edhe të disa të ftuarve të saj që hapën koncertin.

 

Por këngëtares ia morën vëmendjen, pasi një djalë kishte menduar që t’i propozonte partneres së tij pikërisht në koncertin e Elvanës.

 

Reklamë

Teksa kjo e fundit po këndonte këngën “Si na”, djali u ul në gjunjë dhe i propozoi të dashurës e cila tha “Po” dhe më pas e puthi. Ky moment është filmuar nga të pranishmit në koncert dhe jo vetëm pasi propozimi u shfaq edhe në ekranin e madh në stadium.

 

“Ore ça bëhet kështu, të trashëgoheni pra”, thotë artistja e cila vuri re propozimin që po ndodhte në koncertin e saj./Living/

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë