Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 August 2026
Vizion fokus

Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj,...

VIDEO/ 7 të vdekur dhe 23 të zhdukur pas...

Trump: Nafta është një dhuratë nga Venezuela për popullin...

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur 6 vendime...

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në...

Anija me rreth 270 persona përmbytet në ujërat e...

Islanda i thotë “jo” BE-së, shumica e banorëve refuzuan...

Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë, ngrihet Prania...

“Hapni arkivat për të zhdukurit” , Kurti i kërkon...

Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën biznesmeni i...

Orban: Një fitore e Trumpit detyron Evropën të rimendojë ndihmën për Ukrainën

3 Nëntor 19:55

Evropa duhet të rimendojë mbështetjen për Ukrainën nëse Donald Trump zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara, ka thënë të dielën kryeministri hungarez, Viktor Orban, meqë, sipas tij, “kontinenti nuk do të mund të përballojë vetë luftën”.

Orban kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe e ka bërë të qartë se Trump ka qëndrime të njëjta, dhe do të negocionte një zgjidhje paqësore për Ukrainën.

Ai përkrah ish-presidentin Trump, kandidatin e republikanëve për president, në garën kundër nënpresidentes aktuale, Kamala Harris, kandidate e demokratëve për presidente.

“Ne [në Evropë] duhet ta kuptojmë që nëse do të kemi një president pro-paqes në Amerikë, dhe unë jo vetëm që besoj, por po shoh edhe shifrat në atë drejtim.. nëse ndodh ajo që presim dhe Amerika do të jetë pro-paqes, atëherë Evropa nuk mund të jetë pro-luftës”, ka thënë Orban.

Ukraina do të jetë lart në agjendën e liderëve evropianë, të cilët takohen javën që vjen në Budapest, ka thënë ai, duke iu referur Komunitetit Politik Evropian dhe një takimi tjetër më joformonal të liderëve të BE-së.

“Evropa nuk mund të mbajë vetëm barrën e luftës, dhe nëse amerikanët i kthehen paqes, atëherë edhe ne duhet të adaptohemi, dhe këtë do ta diskutojmë në Budapest”, ka thënë Orban.

Rezultati zgjedhor në Shtetet e Bashkuara pritet të ketë ndikim të madh në luftën në Ukrainë dhe sigurinë e kontinentit evropian.

Orban e ka zemëruar së fundmi Brukselin, për shkak të lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe kundërshtimet e tij për ndihmën për Ukrainën, e cila përballet me pushtimin rus prej shkurtit të vitit 2022.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ka thënë në korrik se Qeveria hungareze e sheh Trumpin si “mundësues të paqes” në Ukrainë.

Në korrik, Orban dhe ekipi i tij i ka ndihmuar ekipit të Trumpit rreth politikave për familjen dhe migrimin.

Ai e ka telefonuar Trumpin të enjten për t’i uruar fat në zgjedhjet e 5 nëntorit./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Evropa Orban trump Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

VIDEO/ 7 të vdekur dhe 23 të zhdukur pas përmbysjes së tragetit në Qipro

më shumë...

Nuk dorëzohen lehtë! 3 shenjat e horoskopit që bëhen më të forta kur përballen me vështirësi

më shumë...

Trump: Nafta është një dhuratë nga Venezuela për popullin amerikan

më shumë...

Fluks nga virozat në spitale, dominojnë pacientët e vegjël dhe të moshuarit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:37

Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre...

6:19

Makina bie në greminë në Kurbnesh të...

5:57

VIDEO/ 7 të vdekur dhe 23 të...

5:40

Nuk dorëzohen lehtë! 3 shenjat e horoskopit...

5:21

Trump: Nafta është një dhuratë nga Venezuela...

5:06

Fluks nga virozat në spitale, dominojnë pacientët...

4:35

Zjarri del jashtë kontrollit në Mat, flakët...

4:15

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur...

4:03

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e...

3:46

Shembet masivi i dheut gjatë hapjes së...

3:06

Anija me rreth 270 persona përmbytet në...

2:32

Islanda i thotë “jo” BE-së, shumica e...

2:17

57-vjeçari në Vlorë përplas për vdekje të...

2:05

Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë,...

1:49

“Shpresë për zgjidhjen e krizës”, Haxhiu: Besoj...

1:44

“Hapni arkivat për të zhdukurit” , Kurti...

12:54

Shpërthimi i bombulës në Lezhë, kryefamiljari në...

12:27

Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën...

12:19

Algoritmi, Rama ndan fjalën e autorit Yuval...

12:09

Një shkëndijë me kosto të larta, duhen...

Më të klikuarat

  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiq...
  • Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj, viktimë...
  • U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen dy pers...
  • Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.