Bashkimi Europian është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Kremlinit, që përfshin një embargo të plotë të naftës ruse deri në fund të vitit. Lajmin e ka bërë të ditur Përfaqësuesi për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, i cili shtoi se ky vendim do të shtonte presionin ekonomik mbi Rusinë.
Por Hungaria, Sllovakia dhe Austria e kanë kundërshtuar propozimin e komisionit evropian, pasi të treja këto vende janë të varura nga nafta dhe gazi rus.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se vendi i tij nuk mund të mbështesë embargon, pasi ajo do të ishte një “bombë bërthamore” mbi ekonominë hungareze.
VIKTOR ORBAN
KRYEMINISTRI I HUNGARISE
“Kryetarja e komisionit ka sulmuar unitetin evropian që është krijuar me shumë vështirësi. Komisioni Evropian ka dalë me një propozim pa asnjë konsultim dhe kërkon që të pranohet nga të gjithë anëtarët. Por këto kërkesa nuk mund të zbatohen pa marrë parasysh kushtet gjeografike, pasi nafta bruto mbërrin në Hungari me tubacion. Sanksionet nuk janë një mjet i mirë, ato i bëjnë më shumë dëm Evropës sesa Rusisë.”
Nga ana tjetër, kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov tha se nuk do të tolerojë faktin që Moska ta përdorë energjinë si armë.
KIRIL PETKOV
KRYEMINISTER I BULLGARISE
“Ne po shohim një luftë të paprecedentë në Ukrainë që ka kushtuar shumë jetë. Ne shohim gjithashtu se si energjia po përdoret si armë. Kjo është kaq e dukshme dhe ne kemi konstatuar shkelje të njëanshme të kontratave nga Gazprom. Por ne nuk do e lejojmë këtë.”
Ekspertët kanë nënvizuar se zbatimi i embargos së naftës do të jetë shumë i vështirë. Rritja e çmimeve mund të çojë në rënie të fortë të ekonomisë botërore. Vetëm pak pas njoftimit të bllokut për një embargo të mundshme, çmimi i naftës u rrit me 3%.
TITRA
ORBAN: JO EMBARGO NAFTES RUSE
BASHKIMI EUROPIAN ENDE DISKUTON PAKETEN E GASHTE TE SANKSIONEVE





