E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Orban dënon sulmin në Zubin Potok, bën thirrje për hetim gjithëpërfshirës

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka dënuar ashpër sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok në veri të Kosovës.

Përmes një reagimi në rrjetin social “X” Orban bën thirrje për një hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës.

Sipas tij duhet shmangur përshkallëzimi i mëtejshëm në rajon.

“Dënojmë sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin Potok. Në vend të akuzave të njëanshme, ne bëjmë thirrje për një hetim të paanshëm dhe gjithëpërfshirës. Përmbajtja është e domosdoshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon”, shkroi kryeministri hungarez në “X”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë