E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Orari i ri i mësimit në shkolla

Ky është orari i mësimeve ne nje nga vitet e para te gjimnazit “Sami Frasheri”. Ne total nxënësit kane 12 lende dhe çdo dite zhvillojnë 6 ore, madje edhe 7 ore te ndryshme mësimi. Me vendimin e ri, orari do te ndryshoje tërësisht ku ne 6 ore do te ketë vetem 3 lende 90 minuteshe.

 

Shkollat kane nisur hartimin e orarit dhe planit te ri mësimor.

 

Reklamë

Nxënësit thonë se ky ndryshim do u lehtësoje ndjeshëm peshën e çantave te shkollës, por i tremben orëve te gjata dhe përqendrimit ne mësim.

 

Nga nje shkurti, te gjitha shkollat publike dhe private do te punojnë me orarin e ri, 3 lende ne 6 ore. Sipas specialisteve ne Ministrinë e Arsimit, kjo nuk do te sjelle ndryshim te programeve ne tekste.

 

Kete vit përjashtim nga zbatimi i orarit te ri do te bejne vetem maturat, per shkak se programet e tyre jane me kurikulen e vjetër.

Më shumë video

Reklamë