Ylli i muzikës pop, dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave, Rita Ora, është vizitorja e parë e famshme që ka vizituar lokalin më të ri të David Beckham dhe Guy Ritchie, “The Ëalmer Castle”, në Notting Hill, Londër.

 

Përmes fotove duket se Rita ka veshur një triko blu me një dizajn me printim artistik, i cili paraqiste një shirit të bardhë rreth belit të saj të mbushur me shkronja të mëdha të kuqe.

 

Këngëtarja e hitit “Girls” mori vëmendjen e të gjithë kalimtarëve të rastit pranë këtij lokali.

 

Ndërkohë të shtunën, u zbulua se David Beckham, 43 vjeç dhe shoku i tij i mirë, regjisori Guy Ritchie, 50 vjeç, paguan tre milionë dollarë për të blerë lokalin “The Walmer Castle” pranë shtëpisë së familjes Beckham në Holland Park.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *