Subscribe

Qendra e Tiranës mbrëmjen e djeshme fiku dritat per 60 minuta, duke iu bashkuar qindra qyteteve ne shenje solidarizimi me “orën e tokës”.

 

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj, bashke me 500 vullnetare ishin te pranishëm ne eventin e organizuar ne sheshin Skenderbej.

 

“‘Ora e tokës’ është vetëm arsyeja, motivi për të nisur diçka që do zgjasë si aksion për gjithë jetën tonë. Unë besoj se në Tiranë po vjen një brez i ri. Takoj djem dhe vajza gjimnazistë, çuna dhe goca në 9-vjeçare, që janë sot shumë më të emancipuar, të cilët nuk e shohin “Orën e Tokës” si sebep, por e shohin si një arsye për të jetuar një stil tjetër jete. Për çdo djalë dhe vajzë që ka mbjellë një pemë sot, do të thotë që ka hedhur rrënjë në qytet, që është më ndryshe se qyteti që trashëguam dje.”

 

Veliaj theksoi se angazhimi per mbrojtjen e mjedisit duhet te jete i vazhdueshëm, per te përmirësuar cilësinë e jetesës.

 

“Kemi edhe një muaj kohë për të mbjellë akoma më shumë pemë. E kemi filluar një proces me biçikletat, me makinat elektrike, me ndalimin e qeseve plastike, por pyetja është kjo: Nëse ky është vetëm një angazhim për fundjavë, sigurisht që është bukur, por nuk quhet. Nëse është një angazhim për gjithë jetën tonë, atëherë mund të bëjmë diferencën”

 

Nga ora 20.30 deri ne 21.30 dritat u fikën në sheshin “Skënderbej”, Pazarin e Ri, sheshin “Nënë Tereza” dhe  hyrjen e Bulevardit të Ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *