Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytetin grek ku një shtetase shqiptare, Klodiana Celo ka qëlluar me armë zjarri mjekun George Neos.

Sipas mediave, violinistja shqiptare dhe mjeku kishin marrëdhënie jashtëmartesore, fryt i së cilës ishte edhe fëmija. Bëhet me dije se 68-vjeçari kishte krijuar një familje të re me një grua angleze si dhe me vajzën që kishte me shqiptaren.

Krimi ishte i menduar, pasi Klodiana iu afrua burrit kur ai kishte dal nga shtëpia për të pritur fëmijën nga shkolla dhe pasi debatuan ashpër ajo nxori armën dhe e qëlloi disa herë në bark.

Sipas fqinjëve, ajo e shqetësonte mjekun prej kohësh, dhe kjo për arsye të fëmijës dhe çështjet e kujdestarisë. Në media ajo ka treguar se kishte ngritur sërish padi kundër babait të fëmijës së saj, dhe nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga autoritetet gjyqësore.

“Pesë muaj pasi e morën, fëmija u shtrua në spital në gjendje kome, por nuk më lanë ta shihja as atje ” , tha ajo. “Vajza aktualisht jeton me dy 70-vjeçarë në vend që të jetojë me nënën e saj’, shtoi ajo.

Ndërkohë në rrjetet sociale, ajo kishte paralajmëruar qëllimin me armë kundrejt mjekut grek.
“Ora e drejtësisë po afron”, shkruante ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *