E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Ora e Beckham mërziten me Meghan Markle, ja arsyeja

Të takoje Meghan Markle më përpara kur ishte një aktore shumë e njohur ka qënë e vështirë. Tani që është bërë princeshë është thjesht e pamundur!

 

Dukesha e Sussex u shfaq me barkun e rrumbullakosur gjatë “The Fashion Aëards” në Londër pak ditë më pare dhe nga një moment shumë emocionues për të ftuarit, u kthye në një zhgënjim të madh për disa prej tyre. Dhe përse?! Sepse nuk patën mundësinë t’i thonë as përshëndetje.

 

Reklamë

Burime për “TMZ” tregojnë se në prapaskenën e “The Royal Albert Hall”, Meghan ishte e rrethuar nga sigurimi i familjes mbretërore dhe nuk pati mundësi të përshëndeste askënd. Madje, taktika e quajtur ndryshe si “Lëvizja Mbretërore”, bëri që të gjithë shkallët dhe korridoret të qëndronin bosh kur kaloi Dukesha e Sussex.

 

Ky veprim bëri që dukesha të mos jetë në gjëndje të takojë as miqtë e saj. Rita Ora, Victoria beckham dhe Kendall Jenner kanë ngelur shumë të zhgënjyer pasi nuk kanë mundur as ti afrohen për ta përshëndetur./Living

Vazhdo të lexosh

Reklamë