Kandidati për deputet i PS në Qarkun e Tiranës, Ulsi Manja ka bindjen që në 25 prill fitorja e socialistëve do të jetë bindëse.

 

Gjatë një interviste për emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, Manja u shpreh se opozita do të dalë e dërrmuar nga kjo garë.

 

“Garën e drejtëpërdrejt e kemi me kundërshtarët tanë politikë, nëse ka kundërshtarë. Sepse me atë listë që ka PD, është një listë që është montuar në orët e fundit për të mos patur ndarje. Edhe 30% e kuotës gjinore e kanë respektuar se ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor ta refuzojnë listën nëse nuk e respekton. Lista e tyre ka në të 12 qarqet pothuajse 11 ish-ministra që kanë 138 vite në Parlament së bashku. Kjo është oferta me të cilën PD vjen para qytetarëve në 25 prill dhe kërkon të vijë në pushtet. Me 25 prill shqiptarët do t;’I vendosin vulën kësaj politikbërje në Shqipëri, duke i lënë në opozitë, por do t’i dërrmojnë me votë. Objektivi ynë është shumë real.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *